Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dy persona plagosen me armë zjarri në Matiqan (VIDEO)

Dy persona plagosen me armë zjarri në Matiqan (VIDEO)

Një incident i dhunshëm ndodhi në Matiqan të Prishtinës, ku dy persona u plagosën nga arma e zjarrit, ndërsa një individ tjetër pësoi lëndime gjatë një përleshjeje fizike mes disa personave. Ngjarja ka ndodhur konkretisht në rrugën “Papa Gjon Pali”.

Policia e Prishtinës, përmes zëdhënësit Enis Pllana, dha detaje të tjera lidhur me rastin në një deklaratë për Klankosova.tv. Ai tha se rreth orës 20:00, Policia mori informacion mbi përleshjen. Njësitet policore u dërguan menjëherë në vendngjarje.

Sipas informacioneve fillestare, tre persona rezultojnë të lënduar dhe janë transportuar për trajtim mjekësor. Ndërkohë, njësitet përkatëse policore janë angazhuar në hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement