Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

‘Çka po m’vyn gruaja’, Rasimi tregon pse s’do të martohet më

‘Çka po m’vyn gruaja’, Rasimi tregon pse s’do të martohet më

Përmes një postimi në Instagram, tiktokeri i njohur Rasim Avdyli ka përgjigjur për ata që e pyesin vazhdimisht pse nuk martohet. Ai ka shpjeguar arsyet e tij për ndalimin e martesës, duke përdorur stilin e tij të drejtpërdrejtë.

Avdyli theksoi se koha ka ndryshuar dhe tashmë janë gratë ato që kërkojnë partnerë, e jo e kundërta. Ai shprehu se herët-herë, kur marrëdhëniet duken të suksesshme, gjithmonë del ndonjë pengesë. Ai ilustroi këtë me një shembull, ku një partneri i imponohen kushte që e komplikonin situatën.

Sa i përket të ardhmes, ai e lë në dorë kismetit dhe Zotit, por e sheh martesën si një gjë të panevojshme. “Kur mendoj çfarë do të më sjellë një grua: ‘ku dole, çfarë bëre, me kë fole’… e preferoj lirinë time”, u shpreh ai.

Në fund, Avdyli inkurajoi ndjekësit e tij të shijojnë jetën dhe përfundoi me një mesazh të qartë: “Shijojeni jetën, se unë nuk jam për t’u martuar, por dua të jem i lirë”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement