Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zbulohen produkte të padeklaruara për trajtimin e flokëve, vlera e tyre mbi 4000 euro

Zbulohen produkte të padeklaruara për trajtimin e flokëve, vlera e tyre mbi 4000 euro

Zyrtarët doganorë të Doganës së Kosovës kanë parandaluar një rast të tentativës për importimin e mallrave të padeklaruara në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë.

Gjatë kontrolleve të rregullta në hyrje të Kosovës, një automjet me targa të shtetit fqinj u ndalua për kontroll. Gjatë intervistimit, udhëtari, shtetas i huaj, deklaroi se nuk kishte mallra apo mjete monetare për të deklaruar pranë autoriteteve doganore.

Sipas indikatorëve të analizës së rrezikut dhe dyshimeve të ngritura gjatë kontrollit fillestar, zyrtari doganor kërkoi një kontroll të detajuar të automjetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Si rezultat i këtij kontrolli, u zbuluan produkte për trajtimin e flokëve, të cilat kishin një vlerë të përafërt prej 4,600 euro. Poseduesi i këtyre produkteve nuk kishte dokumentacionin përkatës që dëshmonte origjinën dhe importimin e rregullt të tyre.

Njoftimi thekson se përveç shmangies së obligimeve doganore, ky rast paraqet gjithashtu një rrezik potencial për shëndetin publik. Produktet kozmetike dhe ato për trajtimin e flokëve, kur importohen jashtë procedurave ligjore, nuk kalojnë kontrollin e autoriteteve kompetente lidhur me sigurinë dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara për tregun e Republikës së Kosovës.

Për rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale dhe administrative të parapara me legjislacionin në fuqi.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement