Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Pejë: Një 34-vjeçar gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë

Pejë: Një 34-vjeçar gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë

Një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në tarracën e shtëpisë së tij në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, informoi për incidentin që ka ndodhur në rrugën “Vllëzëria Dalamani”. Ai theksoi se rreth orës 09:35, Policia u njoftua nga një familjar për gjendjen e personit të gjetur.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës,” deklaroi Rugova.

Ai gjithashtu njoftoi se Prokurori i Shtetit është informuar për rastin. Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement