Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Banorit i ndërpritet uji pas borxhit afro 3 mijë euro, KRU: Tregoni se uji nuk funksionon me “seen”

Banorit i ndërpritet uji pas borxhit afro 3 mijë euro, KRU: Tregoni se uji nuk funksionon me “seen”

Në Rrugën “Hetem Selmani” në Milevc, një banori i është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shkak të borxhit të akumuluar ndaj ujësjellësit.

Sipas informacionit të publikuar nga KRU Prishtina, borxhi i papaguar ka arritur në 2,770 euro. Kjo situatë ka rezultuar në ndërprerjen e shërbimit dhe largimin e konsumatorit nga rrjeti i ujësjellësit.

KRU Prishtina ka theksuar se rikthimi i furnizimit me ujë do të ndodhë vetëm pas shlyerjes së obligimeve financiare. Ata apeluan për pagesë të rregullt të faturave nga ana e konsumatorëve.

“Uji nuk funksionon me ‘seen’ apo premtime, por vetëm me pagesa”, thuhet në reagimin e KRU Prishtina.

Kjo ndërprerje është pjesë e masave që po merren ndaj mospagesave të detyrimeve të akumuluara për vite.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement