Një shtetas gjerman është arrestuar të hënën në Prishtinë nga Policia e Kosovës. Arrestimi u krye pas një kërkese me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Republikës Federale të Gjermanisë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, operacioni është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, konkretisht nga Sektori FAST. Ky arrestim ka ardhur si rezultat i informacioneve të marra përmes rrugëve operative, sipas raportimeve nga Klankosova.tv.
I dyshuari, i identifikuar me inicialet F.R., kërkohej nga INTERPOL-i për veprën penale të “trafikimit të paligjshëm të substancave narkotike”, një krim i dënueshëm sipas Kodit Penal Gjerman.
Me vendim të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore, ndaj të arrestuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Policia ka njoftuar se rasti po trajtohet nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor-ILECU në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë.



















You must be logged in to post a comment Login