Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin Orange, në departamentin Vaucluse, në juglindje të Francës. Sipas mediave lokale, në një banesë janë gjetur trupat e pajetë të pesë foshnjave të porsalindura.
Trupat ishin vendosur brenda kutive prej kartoni në shtëpinë e një çifti. Rasti ka shkaktuar një reagim të fortë në opinionin publik, ndërsa autoritetet kanë nisur hetime për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Raportet paraprake tregojnë se nëna e çiftit ka lindur së fundmi një djalë të shëndetshëm. Hetuesit janë angazhuar për të përcaktuar lidhjen mes foshnjave të gjetura dhe familjes, si dhe shkaqet e vdekjes së tyre.



















You must be logged in to post a comment Login