Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë realizuar sulme të reja ajrore ndaj Iranit, pas incidentit të fundit në Ngushticën e Hormuzit, ku Irani akuzohet për sulmin me dron ndaj një anije me flamur panamez.
Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) njoftoi se ka goditur disa objekte brenda territorit iranian. Ky operacion është cilësuar si një përgjigje ndaj sulmeve të përsëritura ndaj anijeve tregtare në rajon, sipas njoftimeve.
Duke u përshkallëzuar situata, të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, duke rritur frikën për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.
Në këtë klimë të tensionuar, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Teheranit. Në një postim në rrjetin social “Truth Social”, ai njoftoi se avionët amerikanë kanë goditur depo raketash dhe sisteme radarësh detarë në Iran, si përgjigje ndaj shkeljeve të armëpushimit.
Trump theksoi se aeroplanët amerikanë janë angazhuar në goditjen e depozitave iraniane, duke përmendur dëmtimin e bazave të radarëve detarë për shkak të shkeljeve nga ana e Teheranit.
Ai paralajmëroi se durimi i SHBA-ve po përfundon, duke sugjeruar se përshkallëzimi i tensioneve mund të vazhdojë. Sipas tij, mund të vijë një moment kur do të jetë e nevojshme një veprim radikal, duke e përfunduar me kërkesën se Republika Islamike e Iranit do të rreshtë së ekzistuari nëse situata përkeqësohet.



















You must be logged in to post a comment Login