Alberije Hadërgjonaj ka rikthyer në vëmendje konfliktin e saj me moderatorin Ardit Gjebrea, duke shpjeguar arsyet që, sipas saj, çuan në prishjen e marrëdhënies mes tyre.
Në një intervistë të fundit në emisionin “Live From Tirana”, këngëtarja ndau mendimet e saj për karrierën, si dhe për këtë episod që dëmtoi marrëdhënien e saj me Gjebrean. Albërija shpjegoi se ngjarjet lidheshin me pjesëmarrjen e saj në festivalin “Kënga Magjike”, ku kënga e saj nuk arriti të kualifikohej për finale për shkak të mënyrës së votimit.
Ajo theksoi se rezultati kishte shkaktuar habitje të madhe dhe se reagimi i saj në atë moment ishte shkaku i përplasjes së mëvonshme me moderatorin. “Të gjithë u çuditën kur kënga ime nuk hyri në finale. E kam theksuar edhe te ‘Kënga Magjike’; Arditit i ka mbetur hatri,” tha ajo.
Albërija nënvizoi se suksesin e saj e atribuon talentit dhe punës së saj të palodhur, duke sqaruar se nuk ka nevojë për miratimin e askujt për t’u njohur si artiste. “Mua nuk më bën artista as Ardit Gjebrea, asnjë njeri në botë. Zoti më ka dhënë një talent dhe kam punuar fort. Unë nuk jam servile; nuk më intereson për askënd. Unë jam Albërije Hadërgjonaj dhe kërkoj drejtësi,” përfundoi ajo.



















You must be logged in to post a comment Login