Liverpooli ka shfaqur interes serioz për mbrojtësin e Milanit, Fikayo Tomori. Klubi anglez synon të forcojë repartin e mbrojtjes dhe e sheh 28-vjeçarin si një profil të përshtatshëm për Premier League.
Sipas raportimeve nga mediat angleze, “The Reds” po e ndjekin me kujdes situatën e Tomorit. Nga ana tjetër, Milani nuk e konsideron më të paprekshëm dhe është i gatshëm të shqyrtojë ofertat që do të vijnë për të, raporton Klankosova.tv.
Tomori, i cili ka qenë një nga lojtarët kyç të Milanit në vitet e fundit, mund të rikthehet në Angli pas pesë sezonesh në Serie A. Liverpooli pritet të bëjë një vendim në javët e ardhshme nëse do ta konkretizojë këtë interesim me një ofertë zyrtare.



















You must be logged in to post a comment Login