Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në rrugën “Bajram Shala” në Prizren. Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me këtë incident.
Sipas raportit policor, dy meshkuj kosovarë janë dyshuar se kanë plagosur një tjetër person me armë zjarri. Viktima është ndihmuar mjekësisht në Spitalin e Prizrenit.
Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar një pistoletë dhe municion që dyshohet se janë të lidhura me rastin. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme.



















You must be logged in to post a comment Login