Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mësuesja “mashtruese”: Paratë i mori – lopët, serrat e vizat kurrkund (VIDEO)

Mësuesja “mashtruese”: Paratë i mori – lopët, serrat e vizat kurrkund (VIDEO)

Mësuesja Gjylfidane Morina nuk merret vetëm me fëmijët, por ka drejtuar gjithashtu aktivitete edhe për të rriturit. Ajo ofronte mundësi për të fituar grante për blegritë, sera, apo për të marrë viza për në Gjermani.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë në Pejë, Morina i ka mashtruar të paktën 15 persona, duke u paraqitur si menaxhere e një organizate me seli në Fushë-Kosovë, dega në Pejë.

Për të fituar një takim në ambasadën gjermane, ajo kërkonte shumicën e parave dhe i udhëzonte klientët t’i linin ato në një furrë buke. Megjithatë, përfundimisht ajo nuk e realizoi asnjë nga premtimet e saj.

Për sa i përket granteve për sera, ajo premtonte çmime të ulëta, mirpo këto ishin të furnizuara nga jashtë Kosovës. Ndërsa për gjedhe, kërkonte më pak para dhe i kërkonte personit të parë që u interesua për këtë gjë që të gjejë edhe të tjerë të interesuar për grante të ngjashme.

Sipas aktakuzës, Morina kryente këto veprime që nga viti 2022, duke u drejtuar sidomos ndaj familjeve me gjendje të dobët financiare.

Është e njohur se Klan Kosova kishte raportuar më parë për një aktakuzë tjetër që ishte ngritur ndaj Morinës në shtator të vitit 2024 për të njëjtën vepër të mashtrimit.

Kronika e mëposhtme sjell më shumë detaje mbi këtë rast.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement