Temperaturat ekstreme mund të kenë efekte më të rënda për gratë sesa për burrat, duke pasur ndikim të veçantë në sistemin kardiovaskular dhe në aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën.
Sipas mjekes së shëndetit të grave, Dr. Nighat Arif, ndryshimet hormonale dhe mënyra se si trupi reagon ndaj nxehtësisë e bëjnë gratë më të ndjeshme ndaj vapës së madhe. Kjo ndjeshmëri rezulton nga faktorë fizikë dhe biokimikë.
Studimet tregojnë se gratë djersiten më pak dhe fillojnë të djersiten vetëm në temperatura më të larta. Kjo e vështirëson largimin e nxehtësisë së tepërt nga trupi. Një artikull i Index-it nënvizon se këto faktorë kontribuojnë në rritjen e rrezikut për shëndetin e tyre gjatë valëve të nxehta.
Përveç kësaj, ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë ciklit menstrual, shtatzënisë, periudhës së menopauzës dhe ushqyerjes me gji mund të ndikojnë ndjeshëm në aftësinë e trupit për të kontrolluar temperaturën.
Mjekët bëjnë thirrje për më shumë kujdes dhe ndërmarrjen e masave mbrojtëse, duke marrë parasysh se ndryshimet klimatike po sjellin valë të nxehtësisë gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive.



















You must be logged in to post a comment Login