Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së enjtes në Pejë, ku persona të panjohur dyshohet se kanë vendosur një mjet shpërthyes dhe një letër me përmbajtje kërcënuese në derën e një objekti banimi.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur rreth orës 23:43. Pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes. Njësia për deminim e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë veprime për të larguar mjetin shpërthyes.
Policia ka konfirmuar se rasti është duke u hetuar. Të gjitha masat janë marrë për të siguruar sigurinë e banorëve dhe për të zbuluar autorët e këtij veprimi të dhunshëm.



















You must be logged in to post a comment Login