Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka treguar se nuk planifikon të japë dorëheqje nga pozita e tij si lider i partisë.
Në një intervistë në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, ai iu drejtua kolegëve të tij që kanë kërkuar largimin e tij nga drejtimi i LDK-së me një mesazh të qartë.
“Jo, more çfarë, as që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë as duart,” deklaroi Abdixhiku. Ai theksoi se do të vazhdojë të qëndrojë në krye të LDK-së derisa të ketë mbështetje nga shumica brenda partisë.
“Deri sa të ekzistojë shumica, unë jam kryetari i LDK-së,” u shpreh ai.



















You must be logged in to post a comment Login