27 vjet pas Masakrës së Reçakut, autoritetet kosovare kanë dërguar në paraburgim pesë ish-pjesëtarë të forcave serbe. Ata janë nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile.
Gazetari Liridon Zeqiri, në dokumentarin e emisionit “Mat”, ka shpërfaqur dëshmitë e të mbijetuarve nga kjo masakër, sipas informacionit nga Klankosova.tv. Në emisionin “Kosova Today”, ai ndau përjetimet e familjarëve të viktimave, duke theksuar rëndësinë e ngritjes së aktakuzës pas 26 vitesh për këtë rast.
Ndërkohë, eksperti i sigurisë Bedri Elezi, në Klan Kosova, shprehu mendimin se ndoshta në institucionet e Kosovës ka individë që kanë ndihmuar Serbinë gjatë luftës.
Sa i përket zbardhjes së krimeve serbe në Kosovë, Abedin Selimja nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare theksoi se vendi nuk ka bërë mjaftueshëm për të sqaruar të vërtetat. Ai shprehu skepticizëm se viktimat dhe familjet e tyre do të marrin drejtësinë e merituar. “Krimet e luftës nuk vjetrohen, nuk parashkruhen,” theksoi Selimja, duke iu referuar kërkesave nga vizitorët ndërkombëtarë për të “rrotulluar faqen”.



















You must be logged in to post a comment Login