Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur sot të ulë përsëri çmimin e karburanteve.
Gjatë mbledhjes së sotme, bordi vendosi që çmimi i naftës me pakicë të jetë maksimumi 176 lekë për litër, duke e ulur këtë çmim me 4 lekë krahasuar me një ditë më parë. Çmimi i naftës për shitjen me shumicë do të jetë jo më shumë se 164 lekë për litër.
Sa i përket benzinës, çmimi me pakicë do të jetë maksimumi 166 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë do të jetë jo më shumë se 154 lekë për litër.



















You must be logged in to post a comment Login