Artim Pollozhani është emëruar zyrtarisht si trajner i ri i Shkëndijës së Tetovës, duke u rikthyer në klubin ku kishte lënë gjurmë si futbollist.
Klubi tetovar ka vendosur t’i besojë drejtimin e skuadrës ish-mesfushorit të njohur, i cili sjell me vete një përvojë të pasur nga kampionate të ndryshme në rajon. Pollozhani zë vendin e Jeton Beqirit, që u largua nga posti i trajnerit pas përfundimit të sezonit.
Gjatë karrierës së tij si trajner, Pollozhani ka qenë pjesë e ekipit të Ballkanit në Superligën e Kosovës, fillimisht si ndihmës i Ilir Dajës dhe më pas si kryetrajner për një periudhë të shkurtër.
Së fundmi, ai ishte i angazhuar te Flamurtari në kampionatin shqiptar. Tani, Pollozhani nis një kapitull të ri në krye të Shkëndijës, me synimin për të vazhduar sukseset e klubit në garat vendore dhe ndërkombëtare.



















You must be logged in to post a comment Login