Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori Callum Turner, janë duke u përgatitur për një kapitull të ri pas marteses së tyre të sapo-kryer në Londër dhe festimeve luksoze në Sicili.
Sipas informacioneve nga mediat ndërkombëtare, çifti do të zhvendoset për shtatë muaj në Shtetet e Bashkuara. Ky transferim është i lidhur me angazhimet e Turner në xhirimet e ribërjes së filmit horror “Possession”, ku ai do të luajë përkrah emrave të njohur si Tom Hanks dhe Margaret Qualley.
Turner ka deklaruar se, pavarësisht detyrimeve profesionale që i kërkojnë të udhëtojnë shpesh, ai dhe Dua përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë së bashku.
Ceremonia e kurorëzimit të dashurisë së tyre u mbajt në Londër, ndërsa festimi i madh vazhdoi në Sicili, ku morën pjesë figura të njohura nga bota e muzikës dhe kinemasë, si Elton John dhe Donatella Versace.
















You must be logged in to post a comment Login