Këngëtarja e njohur Olivia Rodrigo ka bërë një rrëfim të papritur për shëndetin e saj gjatë promovimit të albumit të saj të ri. Në një intervistë për KISS FM, ajo zbuloi se vuan nga humbja e konsiderueshme të dëgjimit në veshin e majtë, duke theksuar se është rreth 60% e shurdhër në atë anë.
Duke e marrë situatën me humor, ajo shpjegoi se, nëse dikush i flet nga ana e majtë, shpeshherë nuk arrin ta kuptojë atë që po i thonë. Ajo sugjeroi me shaka që njerëzit të flasin nga ana e djathtë nëse duan t’i tregojnë ndonjë sekret.
Deklaratat e saj kanë habitur moderatorët e emisionit, që theksuan se është e pabesueshme që një artiste me një karrierë kaq të suksesshme muzikore përballet me një problem të tillë me dëgjimin.
Ky rrëfim vjen disa ditë para publikimit të albumit të saj të tretë, “You Seem Pretty Sad For A Girl So In Love,” që do të dalë më 12 qershor. Një nga këngët e reja titullohet “What’s Wrong With Me?”, një pyetje që ishte pikënisje për rrëfimin e saj.
Në të njëjtën kohë, Rodrigo ka diskutuar gjithashtu për jetën e saj personale dhe ndikimin e përvojave sentimentale në muzikën e saj të re. Ajo e pranoi se ndarjet romantike, pavarësisht dhimbjes që shkaktojnë, mund të shërbejnë si mundësi për reflektim dhe rritje personale.
Artistja konfirmoi ndarjen nga Louis Partridge dhe theksoi se albumi i ri pasqyron për herë të parë përvojat e saj në një marrëdhënie më të pjekur. “Dhimbja e zemrës që përjetova kur isha 17 vjeç ishte ndoshta më e vështira e jetës sime. Tani i marr gjërat më pak personalisht, gjë që më ka ndihmuar të rritem,” përfundoi ajo, duke treguar se vitet e fundit e kanë ndihmuar të përballet më mirë me zhgënjimet dhe refuzimet.
















You must be logged in to post a comment Login