Tre opinionistët, Einxhel Shkira, Armina Mevlani dhe Ermal Mamaqi, ishin të ftuar në emisionin “Ferma Vip”. Gjatë qëndrimit të tyre, ata përjetuan momente të gëzueshme dhe të mbushura me batuta së bashku me fermerët.
Moderatoria Arbana Osmani i pyeti për përvojën e tyre me fermerët dhe mendimet e tyre mbi këtë eksperiencë. Komenti më i spikatur erdhi nga poetja Mimoza Ahmeti, e cila kishte një analizë për secilin prej opinionistëve.
“Ishe shumë e këndshme, më pëlqeu shumë. Einxheli më dukej ‘rrezikshme’, ndërsa Armina kishte një aftësi të shpejtë për të kapur situatën. Ndërkaq, ai tjetri më kujtonte një personazh që është si një Guru”, tha Moza.















You must be logged in to post a comment Login