Reperi Gold AG është një nga figurat publike që preferon të mbajë jetën private larg vëmendjes së mediave. Për këtë arsye, paraqitjet e tij me bashkëshorten janë të pakta në platformat sociale.
Ermira, bashkëshortja e reperit, nuk shfaqet shpesh në publikimet e tij, ndërsa çifti bëjnë të ditur se e vlerësojnë ruajtjen e privatësisë familjare.
Megjithatë, së fundmi, ajo ka ndarë një fotografi pranë Gold AG. Pamja është realizuar gjatë një darke shoqërore, ku çifti është paraqitur në një atmosferë të qetë. Ermira është paraqitur me një stil elegant, duke sjellë një moment të rrallë nga jeta e tyre.















You must be logged in to post a comment Login