Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Sot në shesh, presim miq edhe nga Prishtina e Shkupi!

Sot në shesh, presim miq edhe nga Prishtina e Shkupi!

Përmes një videoje të shpërndarë në Instagram Story, reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka bërë një thirrje të fortë për t’u bashkuar në protestat që po zhvillohen aktualisht në Shqipëri lidhur me çështjen e Zvërnecit.

Në rolin e anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Stresi theksoi se ky reagim nuk është për llogari të askujt, por është një kauzë qytetare e sinqertë. Ai ka kujtuar angazhimin e tij të gjatë në shesh, duke përmendur se ka 13 vjet që e ngrit zërin për çdo shqetësim dhe padrejtësi të përjetuar nga qytetarët, madje edhe në kohë të vështira.

Reperi theksoi se identitetin e tij nuk e ndërron për asnjë arsye dhe se kjo protestë i takon të gjithëve, pa dallime. Ai zbuloi gjithashtu se në tubimin e sotëm, në orën 18:00, do të ketë mbështetje nga miq të shumtë që vijnë posaçërisht nga Prishtina dhe Shkupi.

Në përfundim, Stresi bëri thirrje për bashkim, duke theksuar se do të jetë krah popullit, sepse siç u shpreh ai, populli mbetet gjithmonë fuqia më e madhe.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement