Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Fëmijët bien në lumë pas shembjes së urës në Ukrainë

Fëmijët bien në lumë pas shembjes së urës në Ukrainë

Një grup fëmijësh ranë në një lumë të dielën e kaluar, pasi një urë prej druri u shemb gjatë një ekskursioni në fshatin Vyzhenka, në rajonin Chernivtsi të Ukrainës. Këtë ngjarje e njoftoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.

Pamjet e publikuara nga autoritetet tregojnë momentin kur ura shembet nën këmbët e fëmijëve ndërsa ata po kalonin lumin.

Disa prej fëmijëve u plagosën dhe u dërguan në spital për trajtim, sipas informacionit të dhënë nga zyrtarët. Ata shtuan se ura u shemb për shkak se nuk arrinte të mbante peshën e grupit të fëmijëve.

Aktualisht po hetohen rrethanat e këtij incidenti.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement