Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, i është drejtuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, me një kërkesë publike për organizimin e një takimi. Qëllimi i takimit është përgatitja dhe koordinimi i seancës së ardhshme, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit.
Në një postim në Facebook, Tahiri ka shprehur dëshirën që takimi të realizohet deri në orën 13:30, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Ai thekson se kjo iniciativë është në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe respektimit të procedurave parlamentare. Tahiri gjithashtu pret konfirmimin për kohën dhe vendin e takimit.



















You must be logged in to post a comment Login