Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aktakuzë ndaj 5 personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi arrin afro 1 milion

Aktakuzë ndaj 5 personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi arrin afro 1 milion

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj pesë individëve, të dyshuar për përfshirje në zjarrin që ka prekur diskotekën “Gate Club” në shkurt të vitit 2025.

Sipas informacioneve nga Prokuroria, aktakuza përfshin të akuzuarit SH.T. dhe F.S., nën dyshimin e bazuar për veprën penale “Zjarrvënia”, sipas nenit 322 par.3 në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, B.H., I.M. dhe RR.A. dyshohen për veprën penale “Shtytje nga zjarrvënia”, ndërsa F.S. akuzohet për “Pengimin e të provuarit apo procedurës zyrtare”, sipas nenit 386 par.1 të KPRK-së.

Aktakuza tregon se më 14 shkurt 2025, rreth orës 04:53, në rrugën “Epiri”, në zonën industriale Prishtinë-Fushë Kosovë, të akuzuarit SH.T. dhe F.S., në bashkëkryerje me RR.A., dyshohet se kanë vënë zjarr në diskotekën “Gate Club” në këmbim të një shpërblimi prej 3 mijë eurosh.

Si pasojë e këtij zjarri, sipas Prokurorisë, është shkaktuar një dëm material prej 969.435 eurosh.

Në një rast tjetër, Prokuroria raportoi se nga shtatori deri më 16 nëntor 2025, B.H. dhe I.M. janë dyshuar se kanë shtyrë një person të paidentifikuar që të djegë automjetin “Range Rover” të S.S., me qëllim hakmarrje ndaj F.S. dhe SH.T., të cilët ishin arrestuar si rezultat i veprimeve të S.S.

Sipas hetimeve, automjeti i S.S. është djegur, duke shkaktuar një dëm material prej 54.892,72 eurosh. Prokurori i çështjes ka propozuar që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit SH.T., F.S., B.H., I.M. dhe RR.A. të shpallen fajtorë për akuzat që u janë vënë në barrë dhe të dënohen sipas legjislacionit në fuqi.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement