Dy burra janë arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Ferizaj, për shkak të dyshimeve për shitblerje të substancave narkotike.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njëri prej të dyshuarve është arrestuar si shitës, ndërsa tjetri si blerës i dyshuar i këtyre substancave.
Gjatë kontrollit të banesës së njërit nga të dyshuarit, policia ka sekuestruar 10.33 gramë marihuanë, 1,215 euro në para të gatshme, një telefon mobil dhe një kavanoz me mbetje të substancave narkotike.
Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.



















You must be logged in to post a comment Login