Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjen kuletën me para dhe dokumente, qytetari nga Vitia e dorëzon në Polici

Gjen kuletën me para dhe dokumente, qytetari nga Vitia e dorëzon në Polici

Një qytetar nga Vitia ka dorëzuar në Stacionin Policor të Vitisë një portofol të gjetur, i cili përmbante dokumente personale, karta bankare, si dhe një shumë parash.

Sipas informacionit nga Policia, qytetari B. Haziri u paraqit në stacionin policor për të dorëzuar portofolin e gjetur.

Pas pranimit të portofolit, zyrtarët policorë morën menjëherë veprimet e nevojshme. Pas verifikimit të dokumenteve dhe procedurave të zakonshme ligjore, ata arritën të identifikonin dhe kontaktonin pronarin legjitim. Të gjitha sendet e humbura, përfshirë dokumentet, kartat bankare dhe paratë, iu kthyen atij.

Policia e Kosovës thekson se ky rast tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë mes qytetarëve dhe forcave policore. Kjo është një nga shtyllat kryesore të sigurisë dhe mirëqenies në komunitet.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement