Këngëtarja e njohur Albina Kelmendi vazhdon të jetë aktive në sezonin e dasmave, pavarësisht se ndodhet në fazat e fundit të shtatzënisë. Artistja nuk e ka ndërprerë angazhimin në muzikë dhe po performon në ahengje familjare, duke shfaqur energjinë dhe profesionalizmin që e karakterizojnë.
Në paraqitjet e saj të fundit, Albina është dukur me barkun e rrumbullakosur, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve. Pamja e saj plot hijeshi, së bashku me interpretimet e fuqishme, krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme në çdo dasmë.
Pavarësisht se po kalon një nga periudhat më të veçanta të jetës së saj, këngëtarja tregon se pasioni për muzikën është i pandalshëm.



















You must be logged in to post a comment Login