Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vazhdojnë edhe sot gërmimet për varreza masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut (VIDEO)

Vazhdojnë edhe sot gërmimet për varreza masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut (VIDEO)

Gërmimet për gjetjen e varreve masive vazhdojnë në Kalludër të Vogël dhe në Jabukë të Zubin Potokut, tash e mbi një javë. Ekipet e mjekësisë ligjore, përveç grupeve të tjera kompetente, mbeten në vendin e ngjarjes, ku po dyshohet për më shumë mbetje kockore me origjinë njerëzore.

Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, raportoi nga vendi i ngjarjes. Ajo theksoi se identifikimi i këtyre mbetjeve do të marrë kohë.

Sipas saj, mbrëmë janë zbuluar katër kufoma në Jabukë, një informacion i konfirmuar nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Pasi ka një afërsi të vendndodhjes, dyshohet se këto kufoma i përkasin grupit që u ekzekutua më 19 prill 1999 gjatë tentativës për të kaluar në Mal të Zi.

Për detaje të tjera, ndiqni më tej raportimin e gazetarës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement