Fituesja e “Big Brother VIP”, Selin Bollati, ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta me DJ Gimbon përmes InstaStory. Ajo ka shprehur përsëri afërsinë dhe dashurinë që ndajnë për njëri-tjetrin.
Në fotografitë e publikuara, dyshja shfaqet së bashku, ndërsa Selin ka zgjedhur një dedikim emocional. “Je shoku im i ngushtë,” ka shkruar ajo, duke theksuar raportin e ngushtë që kanë krijuar.
Pavarësisht përfundimit të aventurës së tyre në “Big Brother VIP Albania 5”, Selin dhe DJ Gimbo vazhdojnë ta mbështesin njëri-tjetrin, duke ndarë momente që dëshmojnë lidhjen e fortë mes tyre.



















You must be logged in to post a comment Login