Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mitrovicë, ku një grua 73-vjeçare është lënduar pas goditjes nga një automjet. Ajo aktualisht po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, informoi për Klankosova.tv se gjendja shëndetësore e të lënduarës është e rëndë. Ai sqaroi se pacientja ka kaluar nëpër të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekësore përpara se të dërgohej në sallën e operacionit, ku po trajtohet nga ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anesteziologjisë.

Pas përfundimit të operacionit, Syla njoftoi se pacientja do të vazhdojë trajtimin në Klinikën e Mjekimit Intensiv. “Pacientja është në gjendje të rëndë. Pas trajtimit kirurgjikal, do të vazhdojë mjekimin në kujdes intensiv,” tha ai.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, konfirmoi për Klankosova.tv se aksidenti ndodhi mes një automjeti transportues dhe një këmbësore. Ajo tregoi se për incidentin është raportuar rreth orës 17:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Katana. Pas aksidentit, viktima u dërgua fillimisht në emergjencën e Spitalit Rajonal të Mitrovicës Jugu dhe më pas në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement