Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Voton kreu i FFK-së, Ademi: Zgjedhjet japin siguri, sjellin të mira në sport (VIDEO)

Voton kreu i FFK-së, Ademi: Zgjedhjet japin siguri, sjellin të mira në sport (VIDEO)

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës votoi sot në Prishtinë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ai shprehu pritshmëri se këto zgjedhje do të sjellin një rritje të sigurisë në shumë fusha.

“Besoj se këto zgjedhje do të ofrojnë siguri. Siguria e një qeverisje institucionale do të ndikojë pozitivisht në jetën e përditshme, në ekonomi, sport dhe në të gjitha aspektet,” u shpreh ai.

Në vazhdim, kreu i FFK-së komentoi edhe për humbjen tragjike të futbollistit Fatjon Bunjaku. Ademi theksoi se Bunjaku kishte qenë pjesë e kombëtares dhe se humbja e tij në një moshë kaq të re është një goditje për sportin, kombëtaren dhe Kosovën në tërësi.

Ai gjithashtu foli për ndeshjen e sotme të Kombëtares së Kosovës ndaj Andorrës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ademi shprehu optimizëm në lidhje me rezultatet e pritura.

“Kjo është një ndeshje kontrolluese. Kemi futbollistë të rinj që janë ftuar nga Foda, dhe do të shohim se si do të integrohen në skuadër. Presim rezultat pozitiv,” përfundoi Ademi.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement