Një fëmijë trevjeçar ka pësuar lëndime të rënda pas një sulmi nga një qen i racës Dachshund në Hamburg, Gjermani.
Sipas raportimeve të BILD, incidenti ka ndodhur në një shtëpi në perëndim të Hamburgut, ndërsa fëmija po luante me qenin, i cili ndodhej në shportën e tij. Në një moment, qeni e kafshoi në fytyrë, duke i shkaktuar dëme serioze në anën e djathtë të fytyrës dhe në syrin e djathtë.
Pas njoftimit për ngjarjen, policia, ekipet e ndihmës së shpejtë dhe një mjek urgjence arritën në vendin e incidentit, ku ofruan ndihmën e parë fëmijës. Ai më pas u transportua me autoambulancë në Qendrën Mjekësore Universitare Hamburg-Eppendorf (UKE), ku aktualisht po trajtohet në repartin e pediatrisë. Gjatë transportit, fëmija u pa duke bërtitur nga dhimbjet.
Në momentin e ngjarjes, në shtëpi ndodhej edhe nëna e fëmijës, e cila dyshohet se ka pësuar një gjendje shoku pas sulmit.
Në portën e kopshtit të shtëpisë ishte vendosur një tabelë paralajmëruese me mbishkrimin “Kujdes Qeni kafshon”. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa pronari i qenit ka disa kafshë të tjera.



















You must be logged in to post a comment Login