Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Direkt nga Ura e Ibrit, kush po e ruan atë? (VIDEO)

Direkt nga Ura e Ibrit, kush po e ruan atë? (VIDEO)

KFOR-i ka nisur një proces gradual për ndryshimin e pranisë së tij të përhershme në Urën e Ibrit, duke pritur një zhvillim të ngjashëm edhe në Manastirin e Deçanit.

Gazetarja Altiana Zogaj, e cila raportoi nga “Edicioni Special” i Klan Kosovës, njoftoi se ky proces po realizohet në bashkëpunim me institucionet e Kosovës, Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Ajo tha se ky ndryshim ka si qëllim përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë dhe optimizimin e pozicionimit të trupave. Sipas KFOR-it, ky vendim po implementohet në koordinim të plotë me autoritetet lokale dhe organizatat ndërkombëtare.

<

Zogaj po ashtu theksoi se, megjithëse do të ketë një reduktim në praninë në urën kryesore mbi lumin Ibër, KFOR-i do të vazhdojë të mbetet aktiv në veri dhe jug të Mitrovicës, duke qenë i gatshëm të reagojë ndaj çdo zhvillimi të mundshëm.

Reduktimi i pranisë së KFOR-it në Urën e Ibrit është kundërshtuar nga Lista Serbe, e cila ka kërkuar një takim urgjent me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Ndërkohë, disa qytetarë e kanë mirëpritur këtë vendim, ndërsa të tjerë janë shprehur të shqetësuar, duke e parë praninë e KFOR-it si një garanci për siguri.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement