Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Nga refugjat lufte në yll të futbollit, historia emocionuese e Antonio Rudigerit gjatë Botërorit

Nga refugjat lufte në yll të futbollit, historia emocionuese e Antonio Rudigerit gjatë Botërorit

Mbrojtësi i ekipit kombëtar të Gjermanisë, Antonio Rudiger, ndau një histori prekëse mbi familjen e tij, duke zbuluar se prindërit dhe të afërmit e tij shpëtuan nga lufta civile në Sierra Leone falë një arratisjeje të rrezikshme që u mundësoi të nisin një jetë të re në Evropë.

Në një intervistë për BBC Sport Africa, pas ndeshjes hapëse të Gjermanisë në Kupën e Botës, ku ekipi triumfoi me 7-1 ndaj Curacaos, Rudiger tregoi se familja e tij u detyrua të largohej nga distrikti Kono, në lindje të Sierra Leones, gjatë një konflikti që zgjati afërsisht një dekadë dhe mori mijëra jetë.

“E vetmja zgjidhje ishte të largohemi. Vëllai im më ka treguar shumë histori për përjetimet e tyre gjatë rrugës drejt kryeqytetit Freetown, në kërkim të sigurisë,” tha ai.

Udhëtimi prej rreth 340 kilometrash ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm, ndërsa xhaxhai i Rudiger ndërmori masa ekstreme për të mbrojtur fëmijët e familjes nga rebelët që rekrutonin fëmijë-ushtarë me forcë. “Ai i fshehu ata në një thes me oriz dhe pastaj u kthye për t’i marrë. Në disa raste, ata duhej të shtirreshin si të vdekur për të shpëtuar,” theksoi mbrojtësi gjerman.

Antonio Rudiger, më i vogli nga gjashtë fëmijët e familjes, lindi në Berlin pasi Gjermania pranoi familjen e tij si refugjatë. Ai kujton se fëmijërinë e kaloi në një qendër refugjatësh, duke u shprehur: “Kjo përvojë më ndikoi shumë; kuptova se asgjë nuk të jepet falas në jetë. Duhet të punosh dhe të sakrifikosh për të arritur qëllimet e tua.”

Rudiger nuk është i vetmi futbollist me një histori të tillë. Kapiteni i Kanadasë, Alphonso Davies, kaloi vitet e para të jetës në një kamp refugjatësh në Ganë, pasi familja e tij u detyrua të largohej nga Liberia për shkak të luftës civile. Ai ka theksuar se Kanadaja i dha mundësinë për të ndërtuar jetën që ëndërronte.

“Në Kanada, më dhanë mundësinë të jem ai që jam sot dhe të bëhem ai që dua të jem,” ka thënë Davies.

Nën një fushatë të mbështetur nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), edhe futbollistë të tjerë të njohur kanë ndarë historitë e tyre të ngjashme. Eduard Camavinga, Victor Moses, Asmir Begovic dhe Ali Al-Hamadi janë disa nga ata që përfaqësojnë histori suksesi pas sfidave të mëdha që kanë përjetuar familjet e tyre.

Megjithatë, Rudiger ka shprehur shqetësimin se perceptimi global për refugjatët ka mbetur negativ vitet e fundit. “Sot, shpesh refugjatët fajësohen. Sigurisht që ka njerëz të mirë dhe të keqinj, por nuk mund të gjykosh të gjithë për shkak të veprimeve të një personi. Shumë vijnë për të ndryshuar jetën e tyre, mësojnë gjuhën, shkojnë në shkollë dhe arrijnë sukses,” shtoi ai.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, aktualisht në botë janë rreth 48.8 milionë fëmijë të zhvendosur për shkak të konflikteve, dhunës dhe persekutimit. Rudiger dhe Davies shpresojnë që, përmes historive të tyre, të kujtojnë se pas shumë yjeve të futbollit fshihen rrëfime të dhimbshme mbijetese, sakrifice dhe mundësish të reja të ofruara nga vendet që i pritën si refugjatë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement