Mbreti i futbollit egjiptian, Mohamed Salah, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me ekipin turk të Superligës, Trabzonspor. Ai është transferuar në këtë skuadër si futbollist i lirë, pas largimit nga Liverpooli.
Ky transfert ka vendosur një rekord të ri në futbollin turk, duke e bërë Salah lojtari më i paguar në historinë e Superligës së Turqisë. Ylli egjiptian do të fitojë një pagë neto prej 17 milionë eurosh në sezon, duke e kaluar kështu kontratën aktuale të Victor Osimhen, i cili merr 15 milionë euro në vit.
Përveç pagës, marrëveshja e Salah përfshin edhe përfitime të tjera. Ai do të marrë 25% të të ardhurave nga shitjet e produkteve zyrtare që lidhen me imazhin e tij. Këto kushte e pozicionojnë kontratën e Mohamed Salah si një nga më të mëdhatë dhe më fitimprurësit në historinë e Superligës së Turqisë.
Ardhja e tij në Trabzonspor ka shkaktuar entuziazëm mes mijërave tifozëve, të cilët festuan gjatë gjithë natës së kaluar në qytet.



















You must be logged in to post a comment Login