Një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Lionel Messi, feston sot ditëlindjen e tij të 39-të, në mes të Kupës së Botës. Ai po vazhdon të impresionojë me performancat e tij të shkëlqyera.
Për të shënuar këtë ditë të veçantë, Messi ka ndarë një video të rrallë të procesit të tij të stërvitjes në palestër në rrjetet sociale. Ky postim ka befasuar këndshëm miliona ndjekësit e tij, transmeton Indeksonline.
Messi nuk është një atlet që poston shpesh imazhe nga palestra, prandaj kjo video ka tërhequr menjëherë vëmendjen. Pamjet e saj tregojnë atë duke kryer tërheqje dhe një sërë ushtrimesh forcuese për grupe të ndryshme muskujsh.
Postimi ka marrë shpejt miliona pëlqime dhe mijëra komente, duke e vlerësuar gjendjen e tij të shkëlqyer fizike.



















You must be logged in to post a comment Login