Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mallorca me postim përshëndetës për Vedat Muriqit

Mallorca me postim përshëndetës për Vedat Muriqit

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka përfunduar zyrtarisht transferimin te Fenerbahçe, duke mbyllur kështu një aventurë prej tre vjetësh e gjysmë me fanellën e Mallorcas në futbollin spanjoll.

Muriqi kthehet në futbollin turk, në klubin ku kishte lënë gjurmë më parë. Kalimi i tij te Fenerbahçe u zyrtarizua mbrëmjen e kaluar. Gjatë ditës së sotme, klubi spanjoll, Mallorca, ka reaguar duke falënderuar sulmuesin kosovar për kontributin e tij në vitet e fundit.

Në një postim në platformën “X”, Mallorca konfirmoi arritjen e marrëveshjes me Fenerbahçen për transferimin e Muriqit. Klubi spanjoll vlerësoi ndikimin e tij në historinë e klubit, duke theksuar se ai largohet si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në La Liga për RCD Mallorca.

Gjatë qëndrimit të tij në Mallorca, Muriqi u shndërrua në një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës. Ajo që e karakterizoi ishte kontributi i tij me gola vendimtarë dhe paraqitje të qëndrueshme, që ndihmuan klubin të konsolidohej në elitën e futbollit spanjoll.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement