Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Lutja ime e parë ishte për prindërit” – Rrëfimi ekskluziv i të riut që kreu Haxhin në moshë të re (VIDEO)

“Lutja ime e parë ishte për prindërit” – Rrëfimi ekskluziv i të riut që kreu Haxhin në moshë të re (VIDEO)

Enxhull Mulolli, një i ri 18-vjeçar, ka zgjedhur të ndjekë një rrugë shpirtërore të thellë duke kryer Haxhin në moshën e tij të re. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ora Shtatë”, ai shpjegoi arsyet që e çuan në këtë vendim, raporton Klankosova.tv.

Për Mulollin, kryerja e Haxhit ka qenë një qëllim i pranishëm që nga fëmijëria, dhe ai theksoi se ka pasur mbështetje të plotë nga familja në këtë rrugëtim. “E kam pasur përkrahjen e familjes për këtë rrugëtim,” deklaroi ai në emisionin e Klan Kosovës.

Ai shprehu se nuk e sheh si problem faktin që e ka kryer Haxhin në një moshë kaq të re. Sipas tij, lakmia nuk ka pasur vend në mendjen e tij dhe se nuk merakoset për mundësinë e mëkateve.

Gjatë bisedës, Mulolli ndau dhe përjetimin e lutjes së tij të parë në Qabe. “Kur e kam parë Qaben për herë të parë, ka qenë një emocion i papërshkrueshëm. Lutja kryesore ka qenë për prindërit e mi së pari, e pastaj edhe veten time,” deklaroi ai.

Pas kthimit nga Haxhi, Mulolli u emocionua jashtëzakonisht dhe shpërtheu në lot, duke ngjallur ndjenja të forta te opinioni publik.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement