Federata Evropiane e Gazetarëve ka miratuar, me votë unanime, një mocion në mbështetje të mediave në Kosovë gjatë Kongresit të saj Vjetor në Ankara. Ky mocion vjen në një kohë kur mediat kosovare po përballen me gjoba joproporcionale nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).
Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), vetëm gjatë dy muajve të fundit, KPM ka dënuar nëntë televizione.
Në tekstin e mocionit, Federata Evropiane e Gazetarëve thekson se këto dënime janë vendosur pas kërkesave dhe ankesave nga anëtarët e partisë në pushtet.
Për këtë arsye, organizata evropiane e gazetarëve ka autorizuar Bordin Drejtues që t’i bëjë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje për të ndalur sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave. Njëkohësisht, ajo do t’i drejtojë një shkresë zyrtare KPM-së, duke kërkuar që të respektojë kompetencat që i përkasin.



















You must be logged in to post a comment Login