Një adoleshent, i identifikuar si Sonny Horsfall, 18 vjeç, është përfshirë në një aksident tragjik në Redcar, North Yorkshire, ku makina e tij e sapoblerë, një Audi A4, u përplasje me një 84-vjeçar. Pas incidentit, ai i dërgoi një mesazh një shoku, duke shkruar: “Kam vrarë dikë”, ndërsa kishte lënë vendin e ngjarjes.
Incidenti ndodhi më 22 prill, në rrugën West Dyke Road. Horsfall humbi kontrollin e makinës, e cila doli nga rruga, kaloi mbi një hapësirë me bar, e përplasi një pemë dhe pastaj goditi të moshuarin, i cili po ecte në shteg këmbësorësh për t’u kthyer në shtëpi rreth orës 22:23.
Pas aksidentit fatal, iu raportua se Horsfall, i cili punonte si kuzhinier në një qendër mirëqenieje, kishte porositur një picë më pak se dy orë pas ngjarjes. Dëshmitarët e raspnimit thanë se viktima u “hedh në ajër” nga goditja.
Gjatë procesit gjyqësor, prokurorja Elisha Marsay deklaroi se “rrota e përparme e Audit ishte shkëputur, ndërsa makina lëshonte shkëndija portokalli. Xhami i përparmë ishte thyer dhe kapaku i motorit kishte pësuar dëmtime”.
Një ambulancë u thirr për të ndihmuar pasiqë një banore e zonës kishte filluar të bërtiste kur e pa të moshuarin të shtrirë në bar pas përplasjes.
Sipas gjykatës, Horsfall ishte i ndaluar të drejtonte automjet, megjithatë ai kishte marrë çelësin e makinës dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes para mbërritjes së ndihmës. Gjykata mësoi se ai e kishte blerë Audi A4 vetëm disa orë më parë nga një mik. Rreth orës 23:00, ai i kishte dërguar mesazh mikut, duke thënë se kishte “humbur kontrollin” dhe kishte “goditur dikë”.



















You must be logged in to post a comment Login