Modelja dhe aktorja Arbnora Ademaj ka diskutuar një nga momentet më të përfolura të saj gjatë një interviste në emisionin “Prive Summer”.
Ky moment ka të bëjë me një skenë në të cilën kamera e kap atë duke konsumuar qebapa. Pamja e saj bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe shkaktoi komente të shumta.
Ademaj ka ndarë se në fillim e përjetoi situatën më seriozisht, por tani e kujton me humor. Ajo theksoi se tani qesh me veten dhe me komentet që ka marrë pas atij incidenti.
“Nëse e kanë kuptuar shikuesit, nuk të kam sulmuar ty, nuk e kam pasur direkt me ty. Kemi gjetur një paqe, faleminderit për atë historinë sepse edhe sot qeshi me veten dhe me komentet. Nëse postoj diçka më shkruajnë – a po han qebapa,” tha ajo në Klan Kosova.
Ajo po ashtu shpjegoi se, pavarësisht se gjatë karrierës së saj ka pasur shumë histori që janë diskutuar, ajo që ndodhi me qebapët mbetet ndër më të veçantat.
“Gjatë jetës sime, historia që u përfol më së shumti ka qenë qebapi. Prapë e kishim përsëritur. Në atë moment e kam marrë afër zemrës,” përfundoi ajo.



















You must be logged in to post a comment Login