Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kurti në “hall” për numrat? Canaj: Është i detyruar të kërkojë zgjidhje (VIDEO)

Kurti në “hall” për numrat? Canaj: Është i detyruar të kërkojë zgjidhje  (VIDEO)

Opinionisti Blerim Canaj ka analizuar situatën politike në vend, si dhe takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Ai theksoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është tani i detyruar të kërkojë zgjidhje për shkak të mungesës së numrave të nevojshëm.

Në një intervistë për “Edicioni Special” në Klan Kosova, Canaj shpjegoi se Kurti aktualisht nuk i ka 61 votat e nevojshme për të formuar Qeverinë dhe për të konstituar Kuvendin. Ai po ashtu nënvizoi se lideri i Vetëvendosjes ka shfrytëzuar pozitën e vështirë të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Albin Kurti nuk ka më votat e pakicave. Si duket, tashmë është i detyruar të orientohet drejt një zgjidhjeje. Deri tani e ka menaxhuar situatën, ndoshta duke pasur diçka për të fshehur. Megjithatë, çdo ditë situata bëhet më e qartë. Kurti duket se nuk arrin dot ato 61 vota të nevojshme për qeveri dhe Kuvend, ndaj duhet të kërkojë alternativa,” tha Canaj.

<

Ai theksoi se para se të zhvillohen takimet politike, është e nevojshme që procesi i konstituimit të Kuvendit të përfundojë. Sipas tij, partitë politike nuk duhet të angazhohen në veprime që mund të bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement