Një grua ka humbur jetën dhe një burrë ka pësuar lëndime të rënda në një vetaksident që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova” dje.
Si pasojë e lëndimeve, burri është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku i është nënshtruar një operacioni. Pas procedurës, ai është dërguar në Mjekimin Intensiv Qendror.
Për gjendjen e tij shëndetësore, ka folur Shaqir Uka, shef i Mjekimit Intensiv, i cili ka deklaruar se gjendja e pacientit është stabilizuar. Ai tha për Klankosova.tv se pacienti është sjellë për trajtim dhe aktualisht është në proces të trajtimit të mëtejshëm në Klinikën e Maksillofaciale.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra dhe dyshohet se aksidenti ka ndodhur si rezultat i rrëshqitjes së dheut në atë zonë.



















You must be logged in to post a comment Login