Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas njoftimit për ndarjen nga jeta të Blerim Salihut, djalit të heroit të kombit, Jashar Salihu.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj ka shprehur dhimbjen për këtë humbje dhe ka dërguar ngushëllime për familjen Salihu. Ai e përshkruan lajmin si të hidhur dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e Blerimit, duke përfshirë nënën Nerxhivane, bashkëshorten Albana, vëllezërit Taulant dhe Dardan, si dhe për gjithë familjen atdhetare Salihu nga Batusha e Gjakovës.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për Blerimin,” shkruan Haradinaj në postimin e tij.



















You must be logged in to post a comment Login