Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka arritur në Kuvend për një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Para se të niste ky takim, Hamza theksoi se diskutimi do të fokusojë në parime të rëndësishme dhe se, sipas tij, nuk ka vija të kuqe në bisedimet politike.
Ai shprehu optimizëm se mund të gjendet një zgjidhje që do të kontribuojë në formimin e institucioneve të reja në vend.
“Qëndrimi im është i qartë. Te unë është gjithmonë prezent konsistenca. Kam thënë gjithmonë se nuk ka vija të kuqe me partitë politike. Jam gjithmonë i gatshëm të bisedoj me secilin lider politik në interes të vendit. Deklaratat e mia janë publike dhe të qarta. Prioritetet e mia janë të njohura; kam qëndruar në garë me një program të qartë, jo për pozita të caktuara, por për të krijuar një ambient më të mirë për biznesin, për të rritur pagat dhe pensionet, dhe për të krijuar partneritete me aleatët tanë,” tha Hamza.
Takimi po zhvillohet pas ftesës së Kurtit për një diskutim ndaras me liderët e tri partive politike, në vazhdim të procesit të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.



















You must be logged in to post a comment Login