Një aksident automobilistik tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Pogradec-Lin, në zonën e njohur si Pojskë, ku si pasojë ka humbur jetën një grua dhe tre të tjerë janë lënduar. Dy nga të lënduarit ndodhen në gjendje më të rëndë për jetën.
Sipas detajeve të raportuara, aksidenti ka ndodhur kur një mjet me targa të Maqedonisë së Veriut, tip “Golf”, ka bërë një parakalim të gabuar, duke i prerë rrugën një mjeti tip “Benz” që transportonte një familje nga Korça. Si rezultat, dy mjetet janë përplasur kokë më kokë.
Viktima e aksidentit është identifikuar si një grua 26 vjeçare, e quajtur Elmedina Lloga. Ajo ndodhej në mjetin me targa të Maqedonisë së Veriut dhe për shkak të goditjes së fortë, ka mbetur e bllokuar brenda për më shumë se 20 minuta.
Pavarësisht shërbimit të zjarrfikësve, të cilët ndërhynë për të prerë derën dhe për të nxjerrë gruan, dëmtimi i rëndë i ka kushtuar jetën asaj. Të lënduarit e tjerë janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.



















You must be logged in to post a comment Login