Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Deklarata e ministres serbe, Vuçiq: Duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik

Deklarata e ministres serbe, Vuçiq: Duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tentuar të distancohet nga disa deklarata të ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç. Ai e ka cilësuar deklaratën e saj si “të pakujdesshme” dhe “të papërgjegjshme”, ku promovoheshin ide të spastrimit etnik në Kosovë.

Në një prononcim për mediat në Kiev, Ukraina, Vuçiq theksoi se qëndrimi i ministres nuk përfaqëson as politikën zyrtare të tij, as atë të Qeverisë serbe.

Ai theksoi: “Kjo deklaratë nuk pasqyron vullnetin dhe politikën e presidentit dhe qeverisë së Serbisë. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm; politika jonë është dialogu, kompromisi, paqja dhe stabiliteti, dhe kurrë spastrimi etnik.”

Deklaratat e ministres, ku ajo shprehte se në vitin 1998 do të ishte “spastruar etnikisht Kosovën” nëse do të ishte në vend të Sllobodan Millosheviç, kanë shkaktuar reagime të shumta. Ajo është shpallur person “non grata” nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement