Numërimi i votave me postë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në Prishtinë po vazhdon. Deri tani, ende nuk janë procesuar gjysma e kutive.
Sipas procedurave të përcaktuara, fletëvotimet e vlerësuara janë sistemuar në kuti votimi, sipas komunave nga e ku janë regjistruar votuesit.
Një nga komunat, ku tashmë janë numëruar 4 nga 8 kuti, është Deçani. Aty, Vetevendosje ka rezultuar e para me 49.16 për qind të votave. Aleanca vjen e dyta me 25.53 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 22.54 për qind. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Partia Socialdemokrate (PSD) kanë numër të njëjtë të votave, nga 18 secila, që përbën 1.31 për qind.
Një ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfundoi procesin e vlerësimit të 85,790 pakove, prej të cilave janë aprovuar 82,809 ndërsa 2,981 janë refuzuar.
Për më shumë informacion dhe përditësime nga Qendra e Numërimit të Rezultateve, mund të vizitoni linkun e ofruar.



















You must be logged in to post a comment Login